Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mitsotakis për zgjerimin: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, brenda vitit 2033

15:51 / June 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
micotakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Në një shkrim të botuar tek  ‘Politico’ teksa në Greqi mbahet samiti mbi Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), shefi i ekzekutivit në Athinë bën thirrje për hapa konkretë e thotë se BE-ja duhet të sigurojë brenda vitit 2033, integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në atë që ai e quajti “një hap ambicioz por të nevojshëm”.

Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë i ka dhënë një ndjenjë të re urgjence nevojës për të lidhur Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Kosovën më afër me 27 vendet anëtare të BE-së, pjesërisht për t’iu përgjigjur rritjes së ndikimit rus dhe kinez në rajon.

“Takimet e sotme vijnë më pak se dy javë nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel dhe Këshilli Europian, ku mund të merren vendime të rëndësishme për rajonin dhe të ardhmen e bllokut. Dhe Ballkani, si shumë herë më parë në historinë e tij, qëndron përsëri në vijën e frontit të sferave konkurruese të influencës, e lëkundje ogurzeza mund të ndihen nën sipërfaqe. Për këtë arsye, është koha që BE-ja të jetë e sinqertë me veten dhe me rajonin”, tha Mitsotakis.

Bllokut, thotë Mitsotakis, duhet të dëshmojë se kur paraqet një vizion, ka synimin dhe kapacitetin ta ndjekë atë deri në fund. E vizioni i pranimit në BE për rajonin, vazhdon shkrimi, është bërë “i paqartë, duke u zbehur në sytë e qytetarëve të frustruar dhe të zhgënjyer”, ndërsa zgjerimi i Bashkimit Europian ka ngecur vitet e fundit për shkak të shqetësimeve të sigurisë, qeverisjes dhe emigracionit.

Mesazhi im sot është i qartë, thotë Mitsotakis,  në përputhje me kriteret e përcaktuara, le të ofrojmë integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033, çka është e vonuar, dhe hapi parë duhet të jetë një marrja e një vendimi brenda dy javësh në Bruksel, për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korridori VIII, përfundon loti 2 i aksit Elbasan-Papër

09:39 / September 21, 2026

Albin Kurti takohet në SHBA me kardinalin Ernest Troshani, i dhuron libër për Kosovën/ Kryeministri pritet me tort

09:37 / September 21, 2026

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

09:34 / September 21, 2026

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.