Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha me kryetarët e degëve në seli: Agron Kapllanaj është bashisti më i madh, ka përfituar 97 tendera nga qeveria  

13:03 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë kryetarët e degëve të PD, ku do të diskutojë për aksionin opozitar gjatë ditëve në vijim.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD hodhi akuza për tendera të dyshimtë të përfituar nga qeveria, prej mbështetësve të Bashës, siç është dhe rasti i Agron Kapllanajt në Mallakastër, për të cilin u shpreh se ka përfituar 97 tendera nga qeverisja lokale dhe vendore.

“Së bashku do të përcaktojmë sot të gjithë aktivitetin që do të ndërmarrin, për ta shndërruar PD një force politike në veprim. Unë e kam theksuar dhe e theksoj, se për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar, e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës.

Unë mund t’iu jap sot një shembull, aktualisht një prej mbështetësve më të mëdhenj të Bashës, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, ka fituar 97 tendera nga qeverisja lokale dhe vendore, ndaj dhe bilbilon Enkelejdi siç thotë Rama. Për të mos thënë për takime të tjera madhore të Bashës dhe të ndonjë tjetri.

Ata presin prej nesh, revolta zjen te të gjithë qytetarët. Për shkak të kësaj apatie, frika është e përhapur thellë, është në detyrimin tonë që… sot nuk mund tëketë mësues të kënaqur, kur prej 9 vitesh nuk shohin asnjë përmirësim të gjendjes së tyre personale, familjare, apo familjeve të nxënësve.

Shohin vetëm mospërfillje, përçmimim, po kaq e vërtetë është me mjekët, që ikin masivisht, për shkak të mospërfilljes nga ky regjim. Detyra jonë është që të bëjmë gjithçka që ti tërheqim në aksionin tonë, për të identifikuar çdo organizatë, grup interesi, idivid me influencë, çdo aleat”, u shpreh Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.