Futbollistët e moshave kanë treguar talentin e tyre në turneun e Barcelonës.
Kryebashkiaku Agron Malaj shprehet se ekipi U-13 është renditur në vendin e tretë, duke faktuar se në qytetin verilindor ka talente në këtë sport të bukur.
Trajneri Lulzim Kola dhe futbollistët nuk e kanë fshehur gëzimin për suksesin e arritur.
Postimi i Kryetarit të Bashkisë Mat:
Ekipi U-13 i Akademisë #Burreli renditet në vendin e 3-të në turneun e Barcelonës
Bashkëpunimi dhe mbështetja e Bashkisë #Mat po jep rezultatet e para tek këta të rinj të talentuar, për të cilët mbështetja jone do të vijojë të jetë e fortë që talenti i tyre të mos shkojë dëm.
Bravo djema, na bëtë të ndjehemi krenar dhe me shpresë për të ardhmen!