Policia e Korçës njofton se sot pasdreke është gjetur një mashkull në gjendje të dekompozuar, mosha e të cilit mbetet e papërcaktuar.
Zbulimi i trupit u bë sot rreth orës 14:00, mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4.
Dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.