Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Balluku inspekton punimet në aksin Shijan-Ura e Gajdarit: Lehtëson qarkullimin nga Kardhiq-Delvina, deri në Sarandë

17:50 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BALLUKU KARHIQ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Segmenti rrugor Shijan-Ura e Gajdarit, i cili është vazhdimi i aksit Kardhiq-Delvinë, i është nënshtruar një rehabilitimi të plotë, për ta kthyer atë në parametrat e duhur. Punimet, të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin, asfaltimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në këtë segment, janë drejt përfundimit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ndoqën nga afër ecurinë e punimeve, ku po punohet paralelisht me asfaltimin, ndërtimin e tombinove dhe shtratin e rrugës, për të bërë të mundur përfundimin në afat.

“Kemi të bëjmë me një zgjerim të rrugës ekzistuese, nga një rrugë që ishte 6 metra e kemi në një rrugë me 10.5 metra, për t’ju përshtatur kategorisë së që është edhe rruga Kardhiq-Delvinë. Gjithashtu, përveç kësaj kemi bërë edhe rregullimin e kthesave dhe devijimin e disa pjerrësive të mëdha që kemi në zonën para se të hyjmë në Qafë Gjashtë në Sarandë”, bëri të ditur kreu i ARRSH.

Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i segmenteve rrugore, Ura e Gajdarit-Ura e Kranesë dhe Ura e Kranisë-Qafë Botë, duke bërë të mundur përmirësimin e aksesit me pikën kufitare të Qafë Botës.

Ministrja Belinda Balluku tha se është e rëndësishme jo vetëm ndërtimi i akseve rrugore kryesore, por edhe lidhja e tyre me segmentet e tjera për të bërë të mundur lidhjen e të gjitha zonave.

“Të gjitha veprat e mëdha, të cilat ne po ndërtojmë në të gjithë vendin, kanë gjithmonë dhe një pjesë të mirë studiuar përsa i përket lidhjeve, qoftë me fshatrat apo zonat e tjera rurale, për shkak të zhvillimit të agrobiznesit kohët e fundit, ose edhe me pikat kufitare shumë të rëndësishme për t’u dhënë mundësi të gjithë vizitorëve për hyrje të shpejtë në Shqipëri apo edhe udhëtarëve shqiptarë që dalin nga territori. Kështu që çdo projekt i madh, ashtu siç është ai i Kardhiq-Delvinës ka edhe pjesët plotësuese për ta bërë funksionale në të gjithë territorin”, u shpreh Balluku.

Ashtu siç është vepruar edhe me akse të tjera të rëndësishme për sezonin turistik, edhe segmenti Shijan-Ura e Gajdarit do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve brenda muajit qershor, ndërsa shtresa e fundit e asfaltit dhe elementët e tjerë të sinjalistikës do të përfundojnë në muajin tetor të këtij viti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.