Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhja e drejtuesve vendor të PS-së, Rama thirrje kandidatëve: Merreni seriozisht, përgatitni prezantimet e platformave

19:26 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të shtunë në takimin për përzgjedhjen e drejtuesit të ri vendor të Partisë Socialiste në Elbasan. Në fjalën e tij kryeministri theksoi se proçesi i ripërtëritjes së Partisë Socialiste është tepër i rëndësishëm dhe ftoi të gjithë kandidatët ta marrin seriozisht dhe të paraqesin platformat e tyre.

“Kjo është dita e tre kandidatëve këtu për tu ballafaquar me ju dhe me komisionin e zgjedhjeve.

Dua të shfrytëzoj këtë rast që t’i themi të gjithë atyre që presin që të kenë prezantimet  dhe ballafaqimet e tyre të përgatiten seriozisht pasi kjo është një garë e hapur.

Nga ana tjetër të gjithë bashkësitë socialiste nëpër qarqe të bëjnë sa më shumë propozime që dhe zgjedhja të jetë shumë e gjerë. Kam ngelur shumë i inkurajuar nga ajo që kam parë në distancë dhe sot jam këtu së bashku me deputetët e Elbasanit. Na vjen mirë që na jepet mundësia që të marrim pjesë në një proçes si ky.

Një proçes që synon të ripërtërijë me një mekanizëm të ri strukturën e Partisë Socialiste”, tha Rama.

Kujtojmë se tre kandidatët e përzgjedhur për fazën finale për të marrë drejtimin e PS në Elbasan, janë Ardit Demiri, Ermira Urupi, Agron Lulaj të cilët prezantojnë sot platformat e tyre para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Elbasan.

Edi Rama KANDIDATET platforma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.