Krahas LSI, Partia Socialiste ka ftuar edhe PDIU-në për të festuar së bashku 31-vjetorin e së majtës ditën e nesërme në ambientet e selisë rozë. Ftesa të dy partive u ka mbërritur këtë të shtunë.
Burime bëjnë me dije se të dielën në orën 19:00, socialistët do të organizojnë një pritje në oborrin e kësaj force politike.
