Në samitin e liderëve të rajonit në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Greqi, u panë edhe një herë raportet e ftohta në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Përçarjet mes Osmanit dhe Ramës, nisin qysh nga koha e idesë së korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, me Ramën që ishte pro dhe Osmanin kundër.
Ndërkohë, po Osmani nuk e përkrah përfshirjen e Kosovës në nismën “Ballkani i Hapur”, ku bën pjesë Shqipëria.
Në këtë situatë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një fotografi në të cilën kryeministri Rama dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shihen shumë të afërt dhe të ‘ngrohtë’ me njëri-tjetrin.

“Respekt”, shkruan ai.
Një ditë më parë, po në Facebook, për takimin në Greqi njoftuan edhe Rama e Osmani, por nuk u pa afërsi në mes tyre, në asnjë nga fotografitë e publikuara.
