Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arrestimi i Agim Kajmakut në Itali, ironizon deputetja: Qershia mbi tortën e festës së PS-së

17:24 / June 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kajmaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku për trafik kokaine, deputetja demokrate, Orjola Pampuri, e konsideron si qershia mbi tortën e përvjetorit të Partisë Socialiste, duke ironizuar 31-vjetorin e krijimit të kësaj force politike.

Sipas saj, sot u vërtetua ajo që PD-ja denoncoi me fakte para dy vitesh.

“Agim Kajmaku , si qershia mbi tortën e festës së PS. Ajo që ne denoncuam me fakte para dy vitesh, për kryebashkiakun “shembull” të Edi Ramës, u vërtetua sot. Ai nuk ishte doktor shkencash, por trafikant droge paska qënë. Ashtu sikurse janë vërtetuar, gjithashtu po vërtetohen shumë afera korruptive, apo përfshirje në trafik kombëtar e ndërkombëtar droge, që PD ka denoncuar për njerëzit pranë Edi Ramës, të cilët e mbështetën për të qëndruar në pushtet. Shqiptarët duan ndryshim, duan figura të papërlyera, të pakorruptuara, me të cilët të përfaqësohen e ky vend të eci përpara”, shkruan Pampuri.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, u arrestua në Grottamare, një qytezë në krahinën e Ascoli Piceno-s në Itali, nën dyshimet e trafikut të drogës. Kajmaku dhe nipi i tij u kapën, pasi rezulton të kenë fshehur pako me kokainë në disa vazo bimësh të blera në një fidanishte të zonës. Sipas policisë italiane bëhet fjalë për të paktën 20 kilogramë, vlera e të cilave kap afro 1 milion euro.

Agim Kajmaku Orjola Pampuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.