Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj takon Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar: Koha të rrisim bashkëpunimin për sportin

17:32 / June 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ev
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili vizitoi për herë të parë vendin tonë në cilësinë e drejtuesit të IOC, së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, atletin rekordmen ukrainas, Sergei Bubka. Veliaj, i cili i ka dhuroi “Kullën e Sahatit të Tiranës” zyrtarit të lartë të Komitetit Olimpik, u shpreh besimplotë se kjo vizitë do të shërbejë si një tjetër pikëtakim i projekteve të përbashkëta në drejtim të sportit.

“Jam shumë i lumtur sot që, Presidenti i Komitetit Olimpik Botëror, miku im, Tomasi, dhe Sergei Bubka i famshëm, po ashtu edhe skuadra fantastike që vjen nga Komiteti Olimpik, ndodhen në Tiranë për të mbështetur Fidelin, si dhe çunat e gocat tanë të Komitetit Olimpik. Jam shumë krenar për punën që ata kanë bërë sepse ka qenë një moment tranzicioni dhe tranzicionet nuk janë asnjëherë të lehta. Fakti që morëm një Komitet Olimpik Shqiptar të rrënuar, si financiarisht, si moralisht, si nga ana e strukturës, dhe sot e kemi ngritur në këmbë, që pas Lojërave Olimpike të Tokios, dhe me gjithë arritjet që ka Komiteti Olimpik, sportistët tanë, kjo është një ditë e mirë. Fakti që edhe Presidenti i Komitetit Olimpik ndërkombëtar është sot këtu është një mesazh shumë i mirë. Tani është koha për të shtuar bashkëpunimin dhe për të bërë punë të jashtëzakonshme për Tiranën”, u shpreh Veliaj.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili i dhuroi kryebashkiakut të Tiranës një prej 300 medaljeve përkujtuese të Lojërave Olimpike të Tokios, tha:

“Faleminderit shumë për pritjen e këndshme. Dua t’ju përcjell falënderimet dhe urimet tona për atë që, ju personalisht dhe Bashkia e Tiranës, jeni duke bërë për sportin në Shqipëri. Është vërtetë e mrekullueshme të shohësh sesi ju e kuptoni rëndësinë e kontributit të sportit në shoqëri dhe veçanërisht në edukimin e fëmijëve, sepse kjo është e ardhmja jonë dhe kjo është vlera e sportit. Mendoj se mund të shohim përpara drejt një të ardhmeje të ndritur për sportin në Tiranë dhe në Shqipëri”, u shpreh Bach. 

Duke iu drejtuar kampionit olimpik, Sergei Bubka, Veliaj tha se Shqipëria do jetë gjithmonë me ukrainasit për t’i mbështetur, por sidomos kontigjentin sportiv që ndodhet në vendin tonë.

“Zoti kryebashkiak, ju falenderoj shumë për atë që ju dhe kombi shqiptar jeni duke bërë për popullin ukrainas dhe veçanërisht për sportin ukrainas. Ju mikprisni atletët tanë, iu mundësoni atyre një shtëpi të përkohshme, sepse ne besojmë se së shpejti do të rikthehemi, dhe sigurisht jemi shumë të lumtur të shohim se si ju i kushtoni vëmendje vlerave të sportit dhe lëvizjes olimpike”, u shpreh Bubka nga ana e tij.

Erion Veliaj Komitetit Olimpik Ndërkombëtar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.