Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Presidenti gjerman ‘akuzon’ Schröder: Impenjimi në kompanitë ruse të naftë, la shumë pikëpyetje!

09:03 / June 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-kancelarin Schröder se e ka dëmtuar Gjermaninë me aktivitetet e tij në Rusi. “Angazhimi i Gerhard Shröderit në kompaniët ruse të energjisë ka lënë shumë pikëpyetje në Evropë, veçanërisht me fqinjët tanë të Evropës Lindore, por edhe në lidhje me vendin tonë”, tha Steinmeier për gazetën “Bild am Sonntag”.

Pjesa më e madhe e asaj që Gerhard Schröder inicioi gjatë kohës sa ishte kancelar u zbeh për shkak të sjelljes së tij pas mandatit të tij si kancelar. “Kjo nuk ishte mirë”, tha Steinmeier duke shtuar se kjo ka pasur pasoja jo vetëm për Schröderin personalisht, por ehde për të gjithë Gjermaninë.

Bashkëpunimi i dikurshëm dhe ndarja

Në të kaluarën, Steinmeier ka punuar ngushtë me mikun e tij të partisë Schröder – nga viti 1999 deri në 2005 ai ishte kreu i kancelarisë gjatë kohës sa Schröder ishte kancelar. Presidenti federal në intervistë është distancuar edhe nga ai personalisht: “15 vjet kemi ecur së bashku në një rrugë, por ka 17 vjet që unë eci rrugën time politike pa të. Gjatë kësaj kohe, Gerhard Schröder mori vendime personale që na kanë larguar mes vete”, tha Steinmeier. Ai këtë vit nuk e ka uruar as për ditëlindjen.

Schröder është kritikuar prej vitesh për angazhimin e tij në kompanitë shtetërore ruse dhe për marrëdhëniet e tij tepër të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin. Pas sulmit rus në Ukrainë, presioni ndaj tij është rritur shumë. Por pas fillimit të luftës dhe agresionit rus, është kritikuar edhe vetë Steinmeier për politikën e tij ndaj Rusisë gjatë dy dekadave të fundit. Pas disa hezitimeve, ai ka pranuar se në të kaluarën ka bërë gabime, për shembull në vlerësimin e Putinit

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revolucioni i Flamingove”, Rama për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shqipëria nuk shitet! Nuk ndihem i kërcënuar, protestat janë pjesë e demokracisë!

17:59 / September 20, 2026

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

16:40 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.