Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Marcelo i jep lamtumirën Realit dhe nuk i mban dot lotët, fjalë prekëse për Raul

19:02 / June 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marcelo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 16 vitesh me fanellën e Real Madrid dhe 25 titujve të fituar (lojtari që ka fituar më shumti me Realin), Marcelo i ka dhënë lamtumirë klubit spanjoll. Gjatë fjalës përshëndetëse në konferencën e shtypit, futbollisti brazilian nuk ia doli të mbante lotët ndërsa falenderoi trajnerët, stafin e Los Blancos po ashtu edhe familjen e tij.

“Largohem që këtu me kokën lart, e di se familja është krenare për mua. Jam me fat dhe gjithçka kam arritur në jetë e kam arritur me punë. Kam pasur fat me njerëzit të cilët kanë qëndruar përkrah meje, por kjo nuk është një lamtumirë e mirëfilltë pasi më duket sikur kurrë nuk do të iki nga Real Madrid. Nëse nuk më lejoni të hyj në ambientet e klubit, atëherë do të kemi probleme”, u shpreh me shaka 34-vjeçari.

Më pas Marcelo shtoi se ëndrra e tij ka qenë të luante në Champions League dhe pikërisht për këtë arsye firmosi me Real Madrid.

“Kur u largova nga Brazili kisha në mendje të firmosja për një ekip të madh, të luaja në Champions League dhe më pas kur erdhi mundësia për Real Madrid atëherë doja të arrija sa më lart. Tani largohem duke qenë lojtari me më shumë tituj në historinë e klubit, dua të falenderoj veçanërisht Raul. Si kapiten më ke mësuar shumë dhe të kam parë si shembull që do të doja ta ndiqja. Tani mund ta them me plot gojë se ti ke qenë një shembull për mua”, u shpreh Marcelo që në një moment të caktuar nuk i mbajti dot lotët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.