Gjermania ka marrë një vendim me rëndësi sa i përket njerëzve me gjini të ndërmjetme. Ligji i miratuar në dhjetor ka hyrë në fuqi me nisjen e 2019-s. Në bazë të tij, njerëzit që nuk plotësojnë përcaktimin biologjik femër apo mashkull, tani mund të zgjedhin kategorinë “të ndryshëm” në dokumentat zyrtare. Ata që zgjedhin këtë opsion do të duhet të kenë një certifikatë mjeku për t’u regjistruar. Njerëzit me seks të ndërmjetëm lindin me karakteristika mashkullore dhe femërore që mund të shfaqen në lindje apo edhe më vonë gjatë jetës.
Të tjera vende kanë miratuar vitet e fundit ligje të reja për të ndihmuar në njohjen e personave të tillë. Gjykata Kushtetuese në Australi ka marrë një vendim të ngjashëm me atë në Gjermani në qershor ndërsa Australia, Zelanda e Re, Malta, India dhe Kanadaja kanë miratuar masa për të adresuar çështjen e qytetarëve me seks të ndërmjetëm.