Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Zgjeruar e Bashkisë Përmet, dy kandidatët prezantojnë platformat për drejtues të degës së partisë në Përmet

12:24 / June 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klosi 640x427 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste vijon takimet në Qarkun Gjirokastër për procesin zgjedhor të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj vendor. Takimi i radhës u zhvillua me Asamblenë e Zgjeruar në Bashkinë Përmet, ku 2 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale: Adelina Janollari dhe Edvin Tuci prezantuan platformat e tyre të kandidimit.

Komisioni i Posaçëm i Kryesisë së Partisë Socialiste i përbërë nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj, drejtuesja politike e Qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, deputetë, anëtarësia e partisë patën mundësi të njihen me platformat e kandidatëve dhe të dëgjonin vizionin e tyre dhe planin e tyre konkret për aktivizimin e të rinjve jo vetëm gjatë fushatave elektorale, rritjen e rolit të bashkëkryetareve dhe shmangien e fiktivitetit në bashkëdrejtimin e strukturave, rritjen e numrit të anëtarësisë, etj.

Në nisje të takimit, drejtuesja politike e Qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, nënvizoi se procesi i nisur nuk është thjesht për të zgjedhur drejtuesit e rinj, por është një proces komunikimi brenda dhe jashtë partisë, e cila është pasuri e socialistëve dhe pas fitimit të mandatit të 3 qeverisës duhet të jetë e hapur për të gjithë shqiptarët.

Kandidatja e parë, Adelina Janollari, ka mbajtur disa pozicione drejtuese në PS Përmet dhe tashmë është kryetare OS. Duke iu referuar eksperiencës së saj të gjatë në parti, theksoi nevojën e rritjes së pjesëmarrjes dhe rolit të gruas në vendimmarrjen publike dhe politike. Ndër pikat e forta të platformës së saj ajo përmendi hapjen e partisë dhe afrimin në struktura me njerëz që vijnë nga shoqëria civile, intelektualëve që nuk janë përfshirë aktivisht, forcimin e komunikimit dhe pranimit të mendimit ndryshe në struktura, etj.

Kandidati i dytë, Edvin Tuci, aktualisht mban pozicionin kryetarit të PS Përmet, gjatë prezantimit të vizionit të tij për përmirësimin e mëtejshëm të punës komunikimi i hapur me anëtarësinë dhe vijimi i frymës së skuadrës. Ai theksoi se është e nevojshme hapja e partisë për këdo që do të kontribuojë dhe vijimi i vlerësimit sipas meritave të gjithësecilit, etj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.