Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Serbia të njohë kosovën”/ Komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian miraton raportin

16:48 / June 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Parlamenti Europian1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar raportin e Kosovës, ku për herë të parë thuhet se marrëveshja përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të përfshijë njohjen reciproke. Por raporti që u miratua me 43 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenime,u kundërshtua nga raportuesi për Serbinë, i cili tha se një kërkesë e tillë nuk është e pranueshme.

Më herët, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pranoi se ka një ndryshim të qëndrimi të Bashkimit Evropian për sa i përket marrëveshjes përfundimtare.

“Kohët e fundit kemi vënë re se po shtohen më shumë thirrjet për njohje. E jona është të negociojmë. Sa i përket cenimit të shtetësisë dhe integritetit territorial, ne e respektojmë të drejtën publike ndërkombëtare. Ne vetëm përsërisim atë që Perëndimi vazhdimisht e thotë kur bën thirrje për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës”, tha Vuçiç.

Vuçiç u shpreh i gatshëm të nënshkruaj marrëveshje me Kosovën për personat e zhdukur në luftë.

“Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje për personat e pagjetur. Jemi të vetëdijshëm se duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit. Por çdo të drejtë që i japim palës tjetër, ne kërkojmë të njëjtën gjë”, deklaroi ai.

Pak ditë më parë, kancelari gjerman Olaf Sholz gjatë vizitës në Beograd kërkoi hapur që Serbia të finalizojë bisedimet me njohjen e pavarësisë së Kosovës, si rruga e vetme për integrimin evropian.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.