Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Harta e re gjyqësore, flet kreu i Dhomës së Avokatisë në Tiranë: Ju tregoj pse vendosëm të bojkotojmë

21:44 / June 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
braka1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Tiranë, Fatmir Braka, foli në emisionin “Open” për bojkotin e avokatëve në mbarë vendin për hartën e re gjyqësore. Braka tha se bojkoti nuk është shkelur nga asnjë avokat në vend, ndërsa qeveria nuk ka reaguar deri më tani.

I pyetur nga gazetarja nëse kanë pasur kontakt nga qeveria pas nisjes së bojkotit, avokat Braka theksoi se “Jo, daullet janë në veshë të shurdhër, asnjë kontakt me qeverinë nuk kemi pasur. Madje, është për t’u theksuar se nuk e ka shkelur asnjë nga avokatët bojkotin”.

Më tej, avokati tha se avokatët parashtruan shumë problematika, që krijohen me hartën e re gjyqësore, por sipas tij, asgjë nuk u mor parasysh.

“Ne menduam bojkotin si të vetmen rrugë, në situatën që u ndodhëm, pasi bëmë disa takime, ku nuk u mor parasysh asgjë në 6 takimet në rrethe. Duke qenë se parashtruam shumë probleme, u duk sikur do merrnin parasysh shumë, por e vërteta është që reflektuan vetëm në një që për ne nuk është asgjë, shtuan Gjykatën e Sarandës. Në këtë kontekst, në një mbledhje të hapur me gjithë kryetarët e avokative të rretheve vendosëm bojkotin. Në këto rrethana u bë bojkoti, pasi asnjëherë nuk u dëgjuam. Ky problem nuk ka lidhje aq shumë me avokatët, se sa me qytetarët, sepse bëhet fjalë me drejtësinë, marrjen e drejtësisë. Qytetarët janë plotësisht dakord me ne, sepse bojkoti do të sjellë të mira, nëse do të ketë ndryshime. Është absolute që Shqipëria do të funksionojë me Gjykatë Apeli. Kemi shembull të pastër Gjykatën e Apelit Administrativ, ku u tha se gjyqet do të zgjidhen në Apel për 30 ditë. Shumë e kënaqshme po të ndodhte kjo, por sot unë them se kanë akoma çështje të 2017 që nuk mendohet të hyjnë për gjykim. Është një katastrofë”, shtoi Braka.

avokatise gjyqesore harta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet Viktor Bardhi në Mirditë, historia e përgjakshme e konfliktit Bardhi-Reçi

10:42 / September 3, 2026

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.