Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spartak Ngjela del kundër avokatëve për bojkotin e seancave gjyqësore: A jeni në terezi, ç’punë keni me hartën e re gjyqësore! Nuk mund ta tradhëtoni klientin

22:06 / June 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela ka dalë kundër vendimit të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar seancat gjyqësore, si formë proteste ndaj Hartës së re Gjyqësore.

Sipas tij, avokatia është një profesion privat dhe nuk ka asnjë lidhje me hartën gjyqësore. I ftuar në emisionin “Open”, Ngjela deklaroi se gjykatat kanë karakter metropolitan dhe jo “fshataresk”.

Ngjela: Është sukses i madh reforma në drejtësi. Avokatia nuk ka lidhje me KLGJ. Nuk duhet të ngatërrojmë aksiomat e mëdha të jurispundencës. Filozofia e të drejtës e konsideron gjykatën në mënyrë absolute një moment metropolitan. Gjykata ka karakter metropolitan, nuk mund të ketë karakter fshataresk. Më dëgjoni t’iu them një gjë. Ne kishim nevojë për një reformë të tillë, por çdo e keqe vjen me një të mirë. Nuk do ta bënim dot reformën po të mos ndodhte spastrimi në gjykata. Është turp të flasim për gjykatat sot, kur janë eliminuar 70% e gjyqtarëve për korrupsion. Çfarë i duhet avokatisë që të thotë se rëndon mbi popullin.

Ç’punë ka avokatia me këtë koncept? Është koncept komunist. Zotëri, avokatia është profesion privat. Ç’punë ka? KLGJ është argani absolut i pushtetit gjyqësor, avokatia nuk është pjesë e këtij pushteti. Ç’punë ka avokatia sa gjykata ka? Ç’është ky hall për shpenzimet popullore? Le të bëjnë grevë për të rritur qeveria rrogat. A jeni në vete, apo jo. Unë nuk e pranoj këtë. Ka qenë gjëmë e madhe në Shqipëri, janë eliminuar 70% e të korruptuarve. Kjo është risi. Le t’i lëmë të vazhdojnë në mënyrë të qetë me reformën në drejtësi, sepse nuk po e bëjmë ne, por ndërkombëtarët e nivelit të lartë. Ne nuk e bënim dot kurrë. Zotëri, avokatia ka qenë fatkeqësi. Nuk di çfarë të them çfarë ka qenë.

Pyetje: Ke seanca gjyqësore të premten do të shkosh?

Ngjela: Patjetër që do të shkoj, të mos shkoj unë në seancë gjyqësore do të thotë të tradhtoj klientin. Mostradhtimi i klientit është normë, çfarë më duhen mua marrëdhëniet politike. Pse nuk e bëjnë gjyqtarët këtë, por avokatia? Jam njeri që e njoh drejtësinë nga të gjitha aspektet. Gaboheni, e shikoni Anglinë? Një Gjykatë Apeli ka Anglia. Ku pyet drejtësia me çfarë do shkojnë njerëzit atje, le të shkojnë me biçikletë. 80% e atyre problemeve që ngrihen, nuk ekzistojnë.

avokateve klientin Ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.