Një plagosje me armë zjarri është regjistruar vetëm pak minuta më parë në plazhin e Velipojës. Burime pranë policisë bëjnë me dije se një person është qëlluar me arme zjarri ne Plazhin e Velipojës.
Sipas të dhënave te para i plagosuri ka një marre një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar ne spitalin e Shkodrës. Policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë në plazhin e Velipojës.