Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Jorida Tabaku apel qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit, Bordi i Transparencës është i oligarkëve

09:44 / June 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, ku thotë se po favorizon rritjen e çmimit të karburanteve për të shpërblyer oligarkët që i qëndrojnë pas. Sipas Tabakut, Bordi i Transparencës është i oligarkëve, ndërsa bën thirrje që të ulet taksa e qarkullimit të mjeteve.

“Vendimet abuzive të Bordit të Transparencës kanë krijuar këtë situatë në ekonomi. A nuk mendoni ju se më mirë do ishte të ulej taksa e qarkullimit në 4 lekë për litër, në vend të 27 lekë për litër? A nuk mendoni ju se do ishte më mirë që 5 kompanitë e naftës mos të uleshin me qeveritarët për të marrë vendimet?”, shprehet Tabaku në një video-mesazh në Facebook.

Tabaku thotë se 60% e çmimit për litër të karburantit shkon për taksat dhe duhet të jetë shteti që në këtë krizë çmimesh duhet t’i dalë krah shqiptarëve dhe jo babëzisë së një grupi njerëzish të caktuar.

‘Bordi Oligarkisë dhe korrupsionit! Shqiptarët sot paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon. Pse?

Pasi kur hedhim naftë në makinë 60% e çmimit për litër janë taksa. Pasi bordi transparencës është në fakt bordi oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve!

Imagjinoni sikur në këtë kohë krize të ulej taksa qarkullimit të mhjetit sikur tregu dhe jo bordet e oligarkisë të vendosnin çmimet! Do të kishim naftë më të lirë! Çmime produktesh më të ulëta dhe qytetarë që do të kishin më shumë para për të shpenzuar!’- shkruan Tabaku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.