Amber Heard ka pranuar se vazhdon ta dojë ende ish burrin e saj, Johnny Depp pavarësisht gjithçkaje. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një interviste për NBC Neës, ku foli gjatë për gjithë çfarë ndodhi në gjyqin e famshëm Depp-Heard.
E pyetur nëse ajo ende e do Depp-in, Heard tha: “Po. Absolutisht. Absolutisht. E dashuroj atë. Unë e doja atë me gjithë zemër dhe u përpoqa të bëja më të mirën që mundja për ta bërë marrëdhënien tonë të thyer të funksiononte. Dhe nuk munda”, tha ajo.
“Nuk kam ndjesi negative apo qëllime të këqija ndaj tij. E kuptoj që kjo mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar ose shumë e lehtë nëse ndonjëherë keni dashuruar dikë.”, shtoi ajo. Dyshja filluan të takoheshin në vitin 2011 përpara se të martoheshin në vitin 2015.