Balerini shqiptare, Enea Melaj, të cilin e kemi parë si pjesëmarrës në disa spektale televizive, ka folur i revoltuar për mosbarazinë në vendin e punës dhe mungesën e seriozitetit.
Në “ABC e Pasdites”, ai tha se ishte bërë shumë e vështirë për të që të vazhdonte punën mes asaj që ai e quajti “antivlera”, ndaj ka marrë vendimin që ta largohet jashtë vendit.
“Kur e mendon çfarë ke hequr gjithe jetën në Shqipëri, për të arritur majat dhe në fund nuk ke asnjë lloj rezultati. Nuk ke respekt nga kolegët që të hedhin poshtë punët dhe djersën se në fund fare duhet ta them që po vlerësohen shalët dhe b*thët…Kam qenë pjesë e një ‘x’ emisioni ku në një mbledhje e sipër është diskutuar fakti se ata që kanë Instagram të mirë do punojnë shumë gjatë sezonit. Por çfarë do të thotë kjo? Ne të tjerët që s’kemi të ikim në shtëpi? Të gjejmë diçka tjetër, një punë dytësore?”
