Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dinamika/ Si u vra me pistoletë 74-vjeçari në lokalin e tij? Autori ka qenë i maskuar!

23:44 / June 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkodra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkodra është tronditur mbrëmjen e të mërkurës (15 qershor) nga një vrasje me armë zjarri. Viktimë ka mbetur një i  moshuar, 74-vjeçari Lulash Qepuri, i cili është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Në momentin kur ndodhi ngjarja, rreth orës 22:00 Qepuri ishte në ambientet e lokalit në pronësi të tij në fshatin Stomgolem në njësinë administrative Rrethinat.

Autori

Mësohet se personi që ka qëlluar ndaj 74-vjeçarit ka qenë i maskuar dhe ka ardhur nga ura e Bardhajve në drejtim të Stomgolemit, aty ku ishte edhe i moshuari. Autori ka qëlluar disa herë me pistoletë duke e lënë të plagosur fillimisht, por më pas ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Më pas, autori ashtu siç ka ardhur në këmbë është larguar me vrap në këmbë.

Djali i viktimës ka qëlluar autorin

Pasi është qëlluar ndaj 74-vjeçarit, djali i tij ka marrë një armë dhe i është kundërpërgjigjur. Pra janë përdorur dy armë zjarri, pistoleta e autorit dhe armë që është përdorur nga djali i viktimës, një shotgun.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja, 10 janë nga pistoleta dhe të tjerat nga shotgun-i. Po ashtu mendohet se skena mund të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat pritet të sekuestrohen nga policia. Ndërkohë djali i viktimës është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime të mëtejshme.

Hetimet

Vrasja e 74 vjecarit, Lulash Qepuri është e e paqartë, por ajo që dihet është se në vitin 2012 ai është arrestuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Dyshimet e para që ka policia janë për shkak të drogës, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.

autori Dinamika Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.