Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e Dritëro Agollit

15:26 / June 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1655383817xparlament 1991 363
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

-Kurt Xhepa- deputeti gjysëm gjerman.-

13 tetor 2017. Ishte ditëlindja e Dritëro Agollit.

U mblodhën në Muzeun Kombëtar miq, shokë, fansa. Këngë. Valle. Recitime. Kujtime.
Foli edhe Gramoz Ruçi:Viti 1992. Dritëroi ishte deputet. Mes miqve që pinte verë, ishte edhe një deputet demokrat. Kur bëheshim thumb, nuk i dalloje socialistin nga demokrati. Nuk po më kujtohet emri i deputetit, por ishte zgjedhur në Librazhd. Një natë, – vazhdoi tregimin Gramozi, – Parlamenti valonte.

Deputetët nuk po e ndanin dot ditën kur u çlirua Shqipëria, më 28 apo 29 Nëntor.

Deputeti demokrat i Librazhdit mori dy gota verë. Një për vete, tjetrën për poetin.

Dritëroi hynte e dilte në sallë. Turfullonte.

-Ta mora gotën e verës. Pi

-Gota më duket e mbushur përgjysmë me ballistë. Nuk e pi,- tha poeti.

-Edhe imja ishte e mbushur përgjysmë me komunistë. E piva!…– tha deputeti demokrat i Librazhdit.

Më pëlqeu tregimi i Gramoz Ruçit. Nisa të gërmoj. Kush ishte deputeti demokrat?

Pa vuajtur shumë, falë internetit, e gjeta:

Kurt Xhepa.

Në ato vite isha edhe unë deputet. Rrinim bashkë. Pinim treshe:
Kurti, Teodor Keko dhe unë.

Ai verë, ne fërnet.

Një herë e pyeta:

-Kurt! Pse më dukesh si gjerman?

-Gjysmë gjerman jam. Babai im, Qazim Xhepa, shkollën e mesme dhe të lartën e bëri në Vjenë. Atje u dashurua dhe u martua me Hidegard Hochleitner.

Mbaroi shkollën. Punoi një vit në Gjermani.

Në vitin 1934 u kthyen në Shqipëri. Nisi punë në Centralin Elektrik në Durrës.
Pastaj në Tiranë.

Në vitin 1939 më gatuan mua. Pastaj bënë një vajzë, Brigitën. U bë muzikante.

Në vitin 1943 u zgjodh deputet në Asamblenë Kushtetuese.”

-Ta pimë me fund,- tha Dori, që po e shijonte historinë.

Kurti vazhdoi:
-Erdhi në pushtet Enveri. Babai ishte me njollë. Në fillim e lanë të qetë. Kërkonin sebep. Dhe u doli në shteg bomba në Ambasadën e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1951.

E arrestuan. Një vit në hapsanë. I morën shtëpinë dhe katandinë. Pas një viti doli i pafajshëm, por e mori ferra uratën.
Babanë e vuri poshtë mania e presekutimit…

…Kurt Xhepa u bë inxhinier. E emëruan në Pishkash, miniera e hekur-nikelit.

Deputet i PD – së 1992-1996…

Vdiq në vitin 2007…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.