Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputeti demokrat: Hall i madh të martohesh në fshatrat e Lushnjes, djemtë s’gjejnë dot nuse

16:22 / June 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ki
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kundërshtuar hapur hartën e re gjyqësore, duke e cilësuar një zgjidhje që do të shkaktojë pasoja të rënda të qytetarët.

Në një intervistë për në “ABC Live”, duke folur për vështirësitë ekonomike, me nota ironie, ai u shpreh se në Lushnje është e vështirë të martohesh, pasi të gjithë kanë ikur nga vendi.

Sipas tij, bujqësia është i vetmi aktivitet që mban Lushnjen, dhe se fermerët nuk trajtohen njësoj nga qeveria.

“Në fshatra janë djemtë beqarë se nuk u jep njeri nuse. Është hall i madh të martohesh në Lushnje. Nuk vjen njeri. Është për të qeshur, por me ikjen e gjykatës ky qytet po degradon ditë pas dite. Është vendim absurd i KLGJ. Krahas gjykatës duhet të kuptojmë që ikën edhe prokuroria. Është shkrirë gjykata e Kavajës dhe IEVP e Rrogozhinës nuk vjen në Lushnje, por shkon në Durrës. Unë jetoj në Lushnje, e përjetoj çdo ditë. Jetën time pasditeve, banoj në këtë qytet. Kam familjen, fisin, e shikoj që bizneset po kthehen në familjare. Nuk gjen djem për të punuar. Pronari punon vetë edhe banakier edhe kamerier. E vetmja mënyrë që ka popullaritet Lushnja është pjesa e bujqësisë, pavarësisht se edhe ata qahen. Vërtet mbjellin, por nuk shesin. Duhet një ndërhyrje e shtetit. Konkurrojnë shumë 200 fermerë dhe fitojnë vetëm ata që kanë teserën e PS. Unë do të propozoja që Lushnja dhe Divjaka të bëhen qark. Në numër popullsie kalojnë pesë qarqe. Ka rritje të punonjësve të bashkisë dhe zero shërbim”, tha deputeti.

Saimir Korreshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.