Usta Koçi është i apasionuar pas motorëve, aq sa në 1976 përfundoi në hetuesi thjesht sepse riprodhoi vetë çiklomotorin Java. “Shfaqja e huaj” desh e fiku ustain nga Berati, të cilin e njohin të gjithë për riparimin e çiklomotorëve dhe motorëve që datojnë nga 1962.
Retro.al sjell punët e ustait nga Berati, Vespa Primavera 50ç viti 1962, Vespa px 125cc viti 1980-85, 3 copë, Vespa Primavera 125cc viti 1962, Vespa pk 50cc 1983 e Lambreta 150cc, 1958!