Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Duka kërkon rihapjen e basteve sportive, i përgjigjet Kushi: Kundër sallave të bixhozit

14:18 / June 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Duka e kushi e1641902217660 770x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar sot një takim me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Temë e diskutimeve ishte financimi për futbollin, ndërsa Ligji i Sponsorizimeve, rihapja e Basteve Sportive dhe futbolli i femrave kanë qenë në fokus.

Së bashku me Dukën në takim morën pjesë edhe presidentë nga Superligë. “Mundohemi të japim alternativat tona për rritjen e futbollit. Ligji i sponsorizimit ka efektet e veta për shtimin e sportistëve, rritjen e kushteve dhe zhvillimin e futbollit të femrave në Shqipëri.

Kërkojmë mbështetje financiare. Na u premtua nga ministrja se do vazhdojmë takime për këtë ligj, për t’i propozuar qeverisë një variant. Ligji i sponsorizimit, bastet sportive dhe një fond minimal për edukimin e fëmijëve, këto janë temat që u zhvilluan sot në takim.

Nga buxheti i ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nuk ka pse përjashtohet FSHF me idenë se futbolli është i pasur. Duhen kushte dhe terrene sportive për moshat. Prej disa kohësh kemi projektin ‘Topi im’, ku japim topa falas për çdo ekip që luan futboll. Nga korriku i këtij viti do kemi edhe uniforma falas dhe kërkojmë ndihmë nga minsitria”, – tha Duka mes të tjerash.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, është përgjigjur menjëherë pas këtij takimi, teksa është kategorikisht kundër hapjes së sallave të bixhozit.

“I kam ndjekur vazhdimisht me shumë vëmendje diskutimet e fundit nga përfaqësues të ndryshëm të komunitetit të sportit në lidhje me çështjen e rihapjes së basteve sportive. Natyrisht që pretendimet e tyre për tregun e zi të basteve nuk janë pa bazë, madje ka pasur edhe operacione policore në këtë drejtim. Por ndërkohë ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë botën, madje edhe në vendet më të zhvilluara, problemi i tregut të zi digjital të basteve sportive është shumë i ndjeshëm,” – thekson znj. Kushi në një status në rrjete sociale.

Ministrja shton se e përjashton kategorikisht përsëritjen e katrahurës së sallave të bixhozit, bingove e basteve, si dhe pasojat negative të këtij fenomeni social në familjet shqiptare, por ndërkohë do të dëgjojë më shumë për mundësinë e formalizimit të tregut digjital.

Znj. Kushi thotë më tej se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka treguar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e sportit në vend dhe takime të tilla janë të dobishme për të ecur bashkërisht përpara e për të ndërmarrë politika që garantojnë një sport dinjitoz. Në ditët në vijim do të zhvillohen dëgjesa edhe me përfaqësues të federatave të tjera sportive dhe grupe interesi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

10:25 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.