Beniada Nishani arriti deri në finale të spektaklit televiziv dhe mes tjerash veçohej edhe për dukjen e saj.
Tani që temperaturat kanë nisur të rriten, modelja ka vendosur të shijojë rrezet e diellit.
Ajo ka pozuar pranë një pishine e veshur me bikini të zeza duke vënë në plan të parë linjat trupore.
Fotografitë janë shpërndarë në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 411 mijë fansa dhe imazhet kanë marrë mijëra pëlqime një ore pas publikimit.
Ndryshe, Beniada vazhdon të jetë aktive në këtë rrjet social me publikimin e imazheve nga jeta e saj personale dhe profesionale.



