Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E shkarkoi Haradinaj, Mikiq: Nëse bëra shkelje, le të ma dëshmojë

10:09 / March 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vesna mikic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas shkarkimit nga detyra si zv.ministre e Drejtësisë për shkak të deklaratës së saj, ka reaguar edhe Vesna Mikiq, duke thënë se pavarësisht se kryeministri Ramush Haradinaj e ka të drejtën e emërimit dhe shkarkimit, ky veprim tregon se ai është “larg nga normat demokratike në Kosovë”.

“Isha në atë vend për shkak të popullit tim dhe nëse bëra një shkelje duke thënë se Serbia po luftonte kundër terrorizmit shqiptar, le të ma dëshmojnë të kundërtën”, tha ajo për RTS.

Mikiq, e shkarkuar nga Haradinaj pasi shkroi në Facebook se “NATO me fushatën ajrore kundër Jugosllavisë kreu një gjenocid të qëllimshëm”.

Haradinaj kur bëri të ditur lajmin e shkarkimit tha se individët që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike nuk kanë vend në institucionet e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave”.

“Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

dëshmojë shkelje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.