Këngëtarja Jennifer Lopez ka folur në dokumentarin e saj edhe për raportin me të ëmën, Guadalupe “Lupe” Rodriguez.
Teksa e përshkruante të ëmën si një person të komplikuar, rrëfeu se ajo e kishte dhunuar fizikisht kur ka qenë fëmijë.
“Ajo (Rodriguez) bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar, dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu e bëri edhe më të ashpër”, thotë këngëtarja në një pjesë nga dokumentari i ri i Netflix, “Halftime”.
Në film shfaqet edhe Rodriquez, e cila pohon se është treguar e ashpër me Lopez dhe dy motrat e saj, Leslie dhe Lynda. Emigrantja nga Porto Riko rriti tre vajzat e saj në Bronx së bashku me burrin, David, me të cilin më vonë u divorcua.
“Unë gjithmonë kisha pritshmëritë më të larta prej tyre. Nuk ishte të isha kritike. Ishte vetëm për t’ju treguar se mund të bënin më mirë. Jennifer, për të ju treguar të vërtetën, ka qenë më e vështirë”, thotë Rodriguez në një skenë.
