Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U kap 300 kg kokainë me logon e yllit të NBA-së, Lebron James/ Grekët kërkojnë lidhjet mes karteleve kolumbiane, mafias shqiptare dhe britanikëve

22:37 / June 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia greke është duke hetuar rrugët e kokainës që u kap pak ditë më parë në Selanik. Autoritetet helene kërkojnë të zbardhin lidhjen me kartelin kolumbian prej nga erdhi edhe kokaina si dhe pikëpyetjet që ekzistojnë mbi të arrestuarit britanikë të cilët janë lënë në burg dhe lidhjet e tyre me mafien shqiptare. 

Sipas autoriteteve greke çështja po hetohet rrjeti i trafikut të drogës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës.  Ndërsa pakot e kokainës mbanin edhe logon me numrin 23 që i referohen markës së yllit amerikan të NBA, LeBron James.

Sipas policisë së sigurisë në ethnos.gr, “çelësi” i hetimeve mund të jetë 45 vjeçari britanik i arrestuar më 28 maj 2022 në Lutraki, i cili kishte mbërritur në Greqi në 26 në të njëjtin muaj nga Malaga, Spanjë. Autoritetet greke kanë marrë sinjale nga DEA amerikane. Në banesën e tij në Korinth u sekuestrua një sasi kokaine me peshë 57 kilogramë e 215 gramë, e cila shpërndahej në gjithsej 49 pako me logon e “mbretit” të NBA- së. Policia theksoi se 45-vjeçari ka mbërritur në Greqi për të marrë një rol qendror në menaxhimin e drogës, por është parakaluar nga “zhvillimet”.

Ngarkesa, një pjesë e së cilës u gjet në banesën e 45-vjeçarit në Loutraki, vlerësohet se ka mbërritur në  Greqi në një kontejner me banane nga Ekuadori shkurtin e kaluar, shkruajnë mediat greke.

Të tilla pako janë konfiskuar nga autoritetet greke që prej muajit mars, ndërsa bie në sy rasti i dy pakove me 2.5 kg kokainë, të gjetura në Skiathos në fund të muajit maj teksa disa vullnetarë pastronin plazhin e Agios Panteleimon. Dy pakot mund të mos kenë vulën “23”, por burime policore besojnë se ato janë të lidhura me kartelin kolumbian.

Roli i shqiptarëve

Dy muaj më parë, policia në Zakynthos vuri në pranga një 37 vjeçar, i cili mori nga KTEL një pako me një kilogram kokainë me logon e Lebron James. Pritësi ishte 37-vjeçari, por dërguesi nuk dihet. Më 1 prill 2022, oficerët e policisë  gjatë kontrollit në Athinë vendosën në pranga tre shqiptarë dhe një grek , të cilëve iu gjetën 10 kilogramë kokainë. Emëruesi i përbashkët me të gjitha rastet e tjera është se 4 nga dhjetë pakot e konfiskuara kishin të njëjtin nënshkrim atë të NBA-së.

Hera e fundit që autoritetet u morën me pako të ngjashme ishte më 7 qershor, tre ditë para operacionit të madh në Selanik dhe arrestimit të katër britanikëve. Konkretisht në dy nga pakot e kokainës që u gjetën dhe u konfiskuan në banesën e 32-vjeçarit të armatosur shqiptar në zonën e Finikas Kalamaria në Selanik , policia pa për të parën herë logon e me numrin “23” në ngjyrë vjollcë dhe të verdhë.

Në një rast tjetër policia ka marrë një telefonatë për një shtetas shqiptar i cili kishte filluar të qëllonte dhe të krijonte terror brenda dhe jashtë pallatit të tij në Athinë duke terrorizuar fëmijët e tij dhe fqinjët.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti më shumë se 23 kilogramë kanabis, 1200 gramë kokainë dhe 16 mijë euro. Bashkë me 32-vjeçarin u arrestua edhe vëllai i tij 29-vjeçar, ndërkohë që kjo ishte hera e parë që një pako me firmën konkrete i gjendej një personi me vendbanim të përhershëm.

Greqi kartele kokaine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.