Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Artan Lame zbulon abuzimet në Kadastër: Në regjistrat e Tiranës mungojnë mijëra faqe. Ja zonat me më shumë problematika

11:07 / June 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lameee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame në një  konferencë për shtyp njoftoi regjistrimin e saktë të AMTP-ve në Tiranë. Lame theksoi se ky proces u krye për të gjithë fshatrat e qarkut Tiranë.

“Aktualisht kemi një korpus të qartë të të gjitha AMTP-ve të ligjshme të lëshuara ndër vite. Ky staktësim i shërben shmangies së abuzimeve të bëra në dekada. Pasi konkluduam nga ana e ASHK-së u krye fotokopjimi dhe skanimi i të gjithë formularëve. Ky proces u krye për të gjithë fshatrat e qarkut Tiranë. Deri më sot e regjistruar gjysma e pasurive. Nuk ekziston rreziku i zhdukjes së kufijve fizikë”, tha ai.

Kreu i Kadastrës, bëri të ditur gjetjet gjatë kontrollit në qarkun e Tiranës, që u krye njësoj si edhe në Durrës. Lame tha se janë gjetur një sërë shkeljesh. Ai tha se janë hasur qindra faqetë grisura në regjistra. Në Tiranë, Lame zbuloi se janë konstatuar mijëra faqe bosh.

“Janë grisur regjistrat. I mbetet hetimit për të kuptuar për qindra faqe. Janë të dyshuara si të zëvendësuara. U gjetën 914 faqe të dubluara. Pra e njëjta pronë ekziston në dy faqe. Janë 180 faqe të grisura. Që do të thotë se nuk ekziston në regjistër, por në themel duket faqja e grisur.

Fenomen që në Tiranë ishte shumë më i madh se në Durrës janë 13 mijë faqe bosh në regjistër. Janë mijëra faqe pronash shtetërore që kanë përtuar ti plotësojnë. Është punë që duhet të ribëhet tani.

Janë dëmtimet që u evidentuan dëmtimet në regjistra. Ka edhe ndërrime fletësh që nuk kuptohe3n menjëherë, të bëra me art. Shumica e regjistrave janë të palidhur. Në rastin e Tiranës, pesha është rreth katër herë më e ulët.

Regjistrat më të dëmtuar më shumë janë ato që kanë të bëjnë me zona në zhvillim të qytetit, si Farka, Yzberishti, Farka etj. Ndërsa për zonën Kamëz, Vorë, do të veçoja qytetet, pastaj Paskuqani, Babrruja dhe Domja”, tha Lame.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.