Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U kapën rob pas rënies së Azovstal, komandantët e lartë të batalionit Azov dërgohen në Rusi për t’u hetuar

17:15 / June 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azovstal
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy komandantë të lartë të luftëtarëve që mbronin fabrikën e çelikut Azovstal e cila ndodhet në qytetin-port në juglindje të Ukrainës, Mariupol, janë dërguar në Rusi për t’u hetuar. Lajmi u bë i ditur të dielën nga Agjencia Shtetërore ruse e Lajmeve, TASS.

Fati i qindra luftëtarëve të kapur nga forcat ruse në muajin maj, pas një rrethimi një mujor të Mariupolit, vijon të mbetet i paqartë. Moska tha në atë kohë se ata ishin zhvendosur në zona të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore.

Duke cituar një burim të paidentifikuar rus të strukturave të zbatimit të ligjit, agjencia TASS bëri të ditur të shtunën vonë në mbrëmje se Svyatoslav Palamar, me detyrën e zëvendës komandantit të batalionit Azov dhe Serhiy Volynsky, komandanti i Brigadës së 36-të Detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ishin dërguar në Rusi.

Duke iu referuar të njëjtit burim TASS tha se dy ushtarakët ukrainas ishin transferuar nga oficerët e forcave speciale prej Donetskut në Rusi, me qëllim zhvillimin e hetimeve. Po sipas agjencisë ruse në Rusi ishin dërguar edhe oficerë të tjerë të njësive të ndryshme ukrainase.

Agjencia “Reuters” nuk mundi të verifikonte menjëherë raportin dhe Kievi nuk ka reaguar ende mbi këtë çështje. Në fillim të këtij muaji, Ukraina tha se shërbimet e saj të zbulimit ishin në komunikim me luftëtarët e kapur në fabrikën e çelikut Azovstal.

Batalioni Azov, është një njësi ushtarake e këmbësorisë që operon tërësisht mbi baza vullnetare. Ai u krijua në vitin 2014 si një milici vullnetare e krahut të djathtë ekstrem për të luftuar separatistët e mbështetur nga Rusia. Ky batalion së bashku me njësinë e Brigadës së 36-të të Marinës, ishin kyç në mbrojtjen e fabrikës së çelikut.

Kievi po kërkon dorëzimin e të gjithë luftëtarëve në një shkëmbim të të burgosurve me Moskën, por disa ligjvënës rusë duan që disa prej luftëtarëve të përballen me proçese gjyqësore. Agjencitë ruse raportuan në fillim të qershorit se më shumë se 1000 luftëtarë të batalionit Azov ishin dërguar në Rusi për hetim, por pa dhënë detaje se ku.

azovstal komandante rusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dënimet në Hagë/ Pos Kurtit, Hamza takoi edhe Abdixhikun e Gjinin

22:20 / September 17, 2026

Rusët godasin anijen turke pranë kufirit me Rumaninë, raportohet për viktima

20:39 / September 17, 2026

FAZ ngre pikëpyetje për dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: A janë proporcionale me ato të kriminelëve serbë të luftës?

16:02 / September 17, 2026

Peshkatarët në Francë në protestë kundër çmimit të lartë të naftës, bllokohen portet dhe një rafineri

14:06 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.