Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Askush nuk e dinte! Historia e trishtë që fshihet pas fustanit ikonik të Marilyn Monroe që veshi Kim Kardashian

18:45 / June 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kim marylin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur Marilyn Monroe mori pjesë në festën e ditëlindjes së 45-të të John F. Kennedy -t në Madison Square Garden në New York më 19 maj 1962, ankthi, trishtimi dhe pilulat e marra për të shmangur një depresion të tillë kishin marrë tashmë një ndikim shumë negativ për aktoren 35-vjeçare.

Marrëdhëniet e saj të njohura me vëllezërit Kennedy, John dhe Robert, ishin qershia mbi tortë.

Midis 4 dhe 5 gushtit 1962, një nga gratë më të njohura në botë dhe një nga simbolet më të njohura të seksit në histori, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Brentwood. Arsyet e vdekjes së saj tregojnë një vetëvrasje të mundshme, produkt i depresionit dhe vetëshkatërrimit të saj.
Rreth një muaji më parë, Kim Kardashian zgjodhi për Met Gala-n e këtij viti fustanin Jean-Louis që Marilyn Monroe kishte veshur atë natë në Madison Square Garden, i cili u interpretua si një mesazh i llogaritur gabim dhe konfuz.

Shtojini kësaj ndryshimin drastik të ngjyrës së flokëve duke i kthyer në bjonde dhe qëllimin që i vuri vetes për të humbur peshë për të veshur fustanin ikonik.

Në atë natë të vitit 1962 në New York, Monroe mbërriti në mbledhjen e fondeve me një fustan që mbeti i fshehur kryesisht pas një palltoje të bardhë leshi, por kur doli në skenë, ajo hoqi pallton me stilin dhe dhuntinë unike që e karakterizonte dhe e tregoi atë krijim të bërë me porosi nga Jean Louis me plot sharm.

Fustani me kurriz totalisht të zbuluar, ngjyrë mishi, i tejdukshëm dhe me formë është frymëzuar nga një skicë e Bob Mackie. Përveç bukurisë legjendare të Marilyn Monroe, mijëra kristale të qepura me dorë në siguruan që të gjithë sytë të ishin te ylli i Hollivudit. Fustani ishte aq i ngushtë sa duhej qepur para paraqitjes së saj.

Një nga paraqitjet e fundit të Marilyn

Veshja është gjithashtu e një rëndësie të veçantë pasi Marilyn Monroe vdiq vetëm tre muaj më vonë, duke e bërë këtë një nga paraqitjet e saj të fundit publike.

Veshja u shit në vitin 2016 në një ankand të organizuar nga Julien’s për 4.81 milionë dollarë dhe aktualisht është në pronësi të Ripley’s Believe It or Not.

fustani Kim Kardashian Marilyn Monroe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.