Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Mbyllen mobilieritë! U rritën lëndët drusore, të mobilosh kushton më shtrenjtë

20:17 / June 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mobilerii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mobilimi i një apartamenti brenda një harku kohur prej 12 muajsh afërsisht kushton dy herë më shtrenjtë.

“Një kuzhinë që po punohet këtu para një viti kushtonte  një milion e gjysmë ndërsa sot dy milion e dyqind, dy milion e pesëqind. Kjo mdf ka qenë 70-80 mijë lekë  të vjetra dhe sot është 150 mijë lekë të vjetra. Kjo syprina ka kushtuar 80-90 të vjetra dhe sot 100-110 mijë lekë të vjetra.”- tha Mariglen Bilali.

Rritja e çmimit të lëndëve të para drusore nuk ka sjellë asnjë problem për mobilierin, Mariglen Bilali. Ai thotë që kërkesat e shumta të klietëve për të mobiluar shtëpitë, zyrat apo dhe bizneset kanë sjellë në treg mungesën e lëndëve të para që vijnë nga importi.

“Ka pësuar rritje të lëndës së parë, por si çdo e keqe ka edhe një të mirë pasi ka pas fluks pune. Kemi pas momente ku nuk e kemi përballuar punën  pasi vijnë të gjithë në të njëjtën kohë për të porositur.”- tha mobilieri Mariglen Bilali.

Por jo të gjithë mobilierët kanë pasur fatin e Maringlinit. Sipas të dhënave nga INSTAT numri i ndërmarrjeve në këtë sektor është përgjysmuar. Nga 889 biznese të prodhimit të mobilieve që kishte në vitin 2020, një vit më pas numri i tyre arrit në 402 ndërrmarrje.

“Sigurisht që ka pas falimente dhe kanë qenë bizneset e vogla nëpër lagje pasi nuk kanë përballuar rritjen e çmimeve. Po mbijetojnë te fuqishmit.”- tha Mariglen Bilali.

Mbyllja e mobilierive të vogla, ndikoi negativisht në statistikat e numrit të bizneseve në Shqipëri, por nga ana tjetër importet e lëndëve drusore në vitin u rriten 2021 në krahasim me importet të një viti më parë u rritën me 32.8% më shumë.

Mbyllen mobilerite shtrenjtim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.