Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Beatrix Ramosaj flet për ‘dedikimet’ ndaj Donald Veshajt: “Mjaft me budallëllëqe”

23:28 / June 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beatrix donald
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donald Veshaj, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj.

Deri më tani Beatrix nuk kishte bërë asnjë reagim në lidhje me këngët e saj, por gjatë ditës së sotme ajo ka vendosur të flasë. Në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin (një mikeshë e mirë e Donaldit), ku foli në lidhje me këngët e saj. Gjatë sqarimit të saj, u lexuan edhe disa komente nga ndjekësit, të cilëve këngëtarja nuk ngurroi t’iu përgjigjet.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Meqë më erdhi rasti, këto dy këngët e fundit që janë publikuar kanë qenë këngë të shkruar më para. Kështu që s’kam pse të jap shpjegime, shpjegimet po i jepni vetë ju. Nëse do të jetë aty që e kam shkruar tekstin unë, atëherë flasim bashkë.

Fifi: Madje kënga që ka nxjerrë, “Ma shumë se ti” do të ishte e një artisti tjetër por nuk është bërë nga ajo. Informacion i sigurtë.

Beatrix: Kështu që mjaft folët budallëliqe. Nuk është emri im aty, nuk do të thotë që po ia dedikoj dikujt.

Fifi: (Lexon komentet) Po gënjen!

Beatrix: S’kam punë tjetër të gënjej, më kanë mbaruar të gjitha punët.

Fifi: Po e sqaroj unë pse po jep shpjegim. Sepse e ka të nevojshme sepse nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe është lodhur nga të gjitha fjalët poshtë e lart.

Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka deikuar një këngë Donaldi, gjë që e ka pranuar vetë ajo. Bëhet fjalë për projektin që ka publikuar këngëtarja Beatrix Ramosaj, i cili mban titullin “Faj”.

“Tani mund të dëgjoni anën time të historisë!”, ka shkruar këngëtarja në një postim. “Nga zemra për të gjithë ju, sidomos ty”, shton më tej Ramosaj në një postim në Instastory.

Në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfen paragjykimet që ka marrë. Ajo thekson se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë.

Beatrix thekson se nuk bëhet pishman për të qenë përkrah Donaldit ndërsa shton se së shpejti do të jenë bashkë. Ndërsa sa i përket këngës “Ma shumë se ti”, edhe pse i përshtatet historisë së saj me Donaldin, është dyshuar më parë se nuk është një dedikim.

Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” këngëtarja ka treguar se Dj Geek i ka bërë një propozim për bashkëpunim dhe se kënga ishte shumë e bukur. “Ishalla më kanë pritur për një bashkëpunim që kam patur me Geek-un e Dafinës. Nuk e di a e kanë realizuar apo jo por ishte një super këngë!”- thotë Beatrix duke lënë të nënkuptohet se teksti është shkruar që më parë.

Po ashtu, në përshkrimin e këngës në YouTube vihet re se teksti është shkruar nga Vig Poppa dhe jo nga Beatrix. Megjithatë, nuk mund të themi se ajo nuk e ka gjetur veten te kjo këngë.

Beatrix Ramosaj dedikime Donald Veshaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.