Tetë persona kanë marrë plagë si pasojë e zjarrit në një garazh në zonën e Unazës së Re ne Tirane. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe pasojë janë djegur edhe 4 automjete.
Të plagosurit sipas policisë, kanë marrë plagë të lehta dhe pasi ndihmës mjekësore në spital ata janë larguar.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
