Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hetimi i presidentit nga SPAK, gazetari i njohur nxjerr detaje “bombë”: Meta loboi me para nga korrupsioni! 

22:42 / June 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iliri monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta është zyrtarisht nën hetim nga SPAK, këtë herë për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë e mashtrim në KQZ, kështu u shpreh gazetari Adriatik Doçi në lidhje me lobimin për presidentin Ilir Meta.

“Dyshohet që paratë e hedhura për lobim, janë produkt i padisë korruptive, ose i pastrimit të parave. Ish deputeti ka ngritur një sërë akuzash po SPAK ka parë si të arsyeshme dhe e gjykon si vepër penale të dyshuar. Hetimi do ta zgjidhi këtë çështje”, tha Doçi.

Ndër të tjera, Doçi u ndal edhe te shpenzimet e Monika Kryemadhit në esteikë që arrinin shifrën 278 mijë euro.

“Disa transaksione bankare të zbuluara nga shërbimet partnere konfirmojnë pastrimin e qindra mijëra euro (para të pista) nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta për ndërhyrje estetike. Pjesë një dosje të re është edhe një dokument inkriminues, të cilin unë e kam parë së fundmi.

Nga llogaria e Monika Kryemadhit për ndërhyrje estetike në fytyrë është 287 mijë euro dhe nuk është deklaruar dhe nuk dihet kush i ka financuar”, tha Doçi.

Historia e një denoncuesi që kërkon mbrojtje në Austri nga kërcënimet me vdekje që ai ka marrë, pasi zbuloi një aferë të Presidentit Shqiptar, Ilir Meta.

Sipas gazetës austriake, Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

“Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited nga një avokat i afërt me Metën”, shkruan Kronen Zeitung.

Gazeta e njohur denoncon edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi:

“Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj”, shkruhet në artikull.

hetimi Presidenti spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.