Marcelo i dha fund 16 sezoneve te Real Madridi, në të cilat ai është bërë lojtari që ka fituar më shumë tituj përgjatë historisë 120-vjeçare të skuadrës së “Los Blancos”.
Braziliani i cili ka shpjeguar se dëshiron të mbetet aktiv, këto ditë po pushon dhe po vlerëson ofertat që po i vijnë nga ekipe të ndryshme evropiane, por jo vetëm edhe nga vendlindja e tij, Brazili.
Fenerbahce kërkon të afrojë brazilianin. Turqit duan të forcojnë projektin e tyre, ata e mbyllën sezonin e shkuar në vendin e dytë pas Trabzonsporit dhe tashmë do me patjetër ta fitojë titullin.
Te Fenerbahce Marcelos duan t’i ofrojnë të njëjtën pagë si Ozil, që arrin në 4 milionë euro në sezon. Megjithatë kjo ofertë nuk duket shumë tunduese për Marcelon duke ditur se përveç ekipeve në Brazil, për të kanë shfaqur interes të lart edhe Valencia, Marseille, Valladolid e Milan në Europë.
