Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Jep dorëheqjen”, deputetja Açka ironizon Ramën:  Ç’e do Brukselin kur ke Surrelin

10:38 / June 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bedccacf89997d628a725f9583ca3735 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mospjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama në samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër, është kthyer në 24 orët e fundit një “mollë sherri” për politikën në vend. Deputetja demokrate, Flutura Açka i kërkon dorëheqjen Ramës në rast se nuk shkon në Bruksel. Për të lidhja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave është pretekst i Europës që po e përdor kundër regjimit të korruptuar.

Shkrimi i plotë

Çetat e Ballkanit tuj tregu munxët Europës! Ç’e do Brukselin kur ke Surrelin! Zoti Kryeministër! Kush je ti që i jep të drejtë vetes të mos paraqitesh në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian në data 23-24 në Bruksel, kushtuar veçanërisht Ballkanit Perëndimor? Ti je veç një ofiqar i lartë i shqiptarëve, që je aty me vota të vjedhura, të blera, të grabitura, gjë e njohur botërisht tashmë. Kë shqiptar pyetje në duhet të shkosh në Bruksel, apo jo?

Ti the se u këshillove për këtë vendim me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë, dhe shpotite se nuk ia vlekërka të shkosh në Bruksel. Me Vuçiçin? Prostitutën gjatovine të Rusisë? Me Vuçiçin ti vendos në duhet të paraqitemi ne shqiptarët në Europë? Ti e di më mirë se secili prej nesh, se Shqipëria e lidhur me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, është vetëm një preteks që Europa përdor kundër regjimit tënd të korruptuar skajshëm.

Nuk është fare e vështirë për Europën ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut për të nisur negociatat, por nuk e bën, sepse e di që ti do ta përdorësh vetëm për propagandë dhe jo për të përmirësuar jetën e atyre mijëra të varfërve që prodhon përditë magjeja e politikës tënde neofashiste, piruetat e narkoshtetit tēnd dhe hargalisja mbi terrene të brishta gjeopolitike ku ecim në të gjithë bashkë si shqiptarë. Nëse nuk do të shkosh në Bruksel, fundja ç’e do ti Brukselin kur ke Surrelin! Jep dorëheqjen! Kështu bëjnë shtetarët europianë kur dalin mbi dëshirat e popujve të tyre.

Edi Rama Flutura Açka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.