Gjykata Administrative ka miratuar rregullat e reja për të pranishmit në seancat gjyqësore, ku ka lëshuar një urdhër që i ndalon avokatët të mbajnë celularët në sallën e gjyqit. Në vendimin që mban datën 1 qershor thuhet se avokatët, por edhe gazetarët dhe të pranishmit duhet të dorëzojnë celularët para se të hyjnë në gjyq dhe nëse nuk i binden këtij urdhri, do u ndalohet hyrja në sallë.
“Ky është urdhri zhargavinë i Gjykatës Administrative Tiranë që ndalon avokatët nga përdorimi i mjeteve të punës sikurse janë edhe telefonat e zgjuar ose smart siç e thonë këto që dinë anglishten, por jo siç duhet shqipen. Sot unë dhe shume koleg përdorim aplikacione mobile për kalendarin dhe shumë sisteme të tjera ndihmese të teknologjisë si mjete ndihmëse për punën. Në një gjykatë ku gjykohen çdo dite pavleshmëritë dhe paligjshmëritë e akteve administrative, vete gjykata bën aktin me flagrant absolutisht të pavlefshëm dhe kufizon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut me akte zhgarravina jo në përputhje jo me ligj dhe as me Kushtetutën e RSH duke cenuar lirinë e ushtrimit të profesionit të avokatit, por jo vetëm, në kufijtë e shkeljes së rëndë administrative e deri në shpërdorim detyre. Gjithë bota shkon drejt teknologjisë gjykatat tona kthehen mbrapa tek zhgarravinat e letrave te bakallit. Në ditët në vijim do kërkohet revokimi dhe nëse nuk pranohet do bëhet padi duke përfshirë angazhimin e Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, nga e cila sapo m’u konfirmua që i është komunikuar KLGJ-se ky shqetësim. Ky rast tregon që në vendin tonë duhet të protestosh çdo sekondë të jetës, të bësh padi e ankesa çdo dite dhe prap nuk do mjaftonin që të zgjidheshin problemet e shëmtuari si ky… Çdo koleg është i ftuar t’i bashkohet nismës për të kundërshtuar këtë akt që njofton që akte të ngjashme dhe më të renda do dalin ne vijim”, shkruan Daci.


