Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta flet për Bajram Begaj: Mendoj se i ka të gjitha mundësitë, për të përmbushur me sukses detyrën e Presidentit të Republikës

21:37 / June 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për presidentin e zgjedhur Bajram Begaj. Meta deklaroi se ai i ka të gjitha mundësitë për të përmbushur me sukses dhe dinjitet detyrën e presidentit të republikës.

“Nuk kam asnjë koment. I uroj suksese, sikurse e kam bërë këtë gjë publikisht  dhe personalisht. Mendoj se i ka të gjitha mundësitë, për të përmbushur me sukses dhe me dinjitet detyrën e Presidentit të Republikës, duke respektuar gjithmonë edhe profilin e tij.

Presidenti i Republikës është një Institucion, ku pavarësisht se janë shumë kompetenca të qarta, gjithë secili i jep individualitetin e tij këtij Institucioni, përmes të veçantave që ka sipas profilit, backgroundit dhe natyrës”, tha Meta.

Ai deklaroi se ka bindjen se demokracia do të rivendoset në Shqipëri më fortë se kurrë ndonjëherë me themelet më të shëndosha.

“Këtu gjithçka që prodhohet nga regjimi, është për të dekurajuar njerëzit, që nuk ka shpresë, që të gjithë të nënshtrohen, që të gjithë të pranojnë shkeljen e të drejtave të tyre. Dhe e gjitha kjo mendoj është një propagandë, për të cilën ka vetëm një përgjigje, pesimizmi është humbje kohe.

Unë jam i sigurt që demokracia do të rivendoset në Shqipëri, më e fortë se ka qenë ndonjëherë dhe në themelet më të shëndosha që ka ekzistuar ndonjëherë më parë. Jam i bindur që populli shqiptar  do të ketë shumë shpejt mundësinë dhe të drejtën të ushtrojë sovranitetin e vetë përmes referendumeve dhe jo përmes këtyre këshillimeve, sondazheve qesharake, të cilat flasin në emër të shqiptarëve. Shqiptarët nuk janë as pa sy, as pa gojë, as pa vesh, as pa duar që të mos flasin vetë. Do të vij shumë shpejt momenti që ata do të flasin vetë”, tha Meta.

Kreu i shtetit shtoi se nga data 25 Korrik do të jetë në një udhëtim të ri për të takuar të gjithë bashkëpunëtorët për një Shqipëri më të mirë.

“Unë do të jem në një udhëtim të ri nga data 25 Korrik. Do të jetë një udhëtim i gjatë dhe do të kemi kohë t’i takojmë të gjithë, të bashkëpunojmë me të gjithë ata të cilët duan një Shqipëri më të mirë, jo vetëm për veten e tyre, por në veçanti për fëmijët e tyre dhe kjo është një përgjegjësi e të gjithë neve.

Pasi vendi ka bërë hapa serioz pas, në të gjitha aspektet. Tani po vjen momenti i një ri, një ngritje e fuqishme dhe e pandalshme”, deklaroi presidenti.

bajram begaj detyra Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.