Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Bosi i medias me pasuri 17 miliardë dollarë ndahet nga gruaja e katërt, detajet e divorcit mbahen sekret

21:50 / June 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bosi medias
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Baroni i medias miliarderi Rupert Murdoch po divorcohet nga Jerry Hall pas gjashtë vitesh martesë, u raportua sot. Ky do të jetë divorci i katërt i 91-vjeçarit Murdoch – dhe martesa e tij më e shkurtër – megjithatë Hall, 65 vjeç, nuk ishte martuar më parë përpara se të lidhte kurorë me titanin e medias, në mars 2016, i cili është 23 vjet më i madh se ajo.

Më parë ajo ishte në një lidhje afatgjatë me rockerin e Rolling Stones, Mick Jagger, me të cilin ka katër fëmijë, por të dy nuk u martuan kurrë gjatë lidhjes së tyre 22-vjeçare.

Murdoch, i cili ka një pasuri prej 17.7 miliardë dollarësh, ka gjithsej gjashtë fëmijë: vajzën Prudence MacLeod me gruan e tij të parë Patricia Booker, vajzën Elisabeth dhe djemtë Lachlan dhe James me gruan e tij të dytë Anna Mann dhe vajzat Chloe e Grace, të cilat i ndan me gruan e tretë Wendi Deng.

Detajet e divorcit të Murdoch dhe Hall nuk janë bërë ende të ditura, teksa New York Times thjesht raportoi se kishte folur me “dy persona që kishin dijeni për vendimin”.

DailyMail.com ka kontaktuar me përfaqësuesit e Murdoch dhe Hall për koment. Dyshja u martuan në Londër në mars 2016 në një ceremoni në Spencer House, e cila ka pamje nga Green Park, pas një romance të stuhishme pesë-mujore.

Në atë kohë, manjati i medias shprehu gëzimin e tij për bashkimin, duke postuar në Twitter menjëherë pas ceremonisë se do të bënte një pushim nga rrjetet sociale për të shijuar jetën e porsamartuar.

“Nuk ka më postime në Twitter për dhjetë ditë apo kurrë!” ai shkroi. ‘Ndihem si njeriu më me fat dhe më i lumtur në botë.’

Një ditë pas ceremonisë së tyre zyrtare, çifti organizoi një ceremoni më luksoze, ku morën pjesë të dhjetë fëmijët e tyre.

Dy vajzat e Hall dhe dy vajzat më të vogla të Murdoch vepruan si shoqëruese të nuses, ndërsa djali i manjatit të medias Lachlan u kuptua se kishte kryesuar ceremoninë e parë të çiftit.

Pas festimeve të dasmës, Hall ndau një foto të porsamartuarve të atëhershëm duke pozuar me të gjithë fëmijët e tyre, duke shkruar pranë saj: ‘Familja ime e bukur!’

bosi medias divorc Pasuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.