Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tensione në Bullgari/ Eurodeputeti i IMRO protestë para shtëpisë së Borisov

23:02 / June 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bullgari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eurodeputeti i IMRO -s, Angel Djambazki, së bashku me mbështetësit e partisë, bllokuan shtëpinë e liderit të GERB, Bojko Borisov, në Bankya. 

Protesta ka nisur këtë mbrëmje, ndërsa Borisov nuk është parë, shkruan Flagman.bg.

Shkak për pakënaqësinë e tyre është kërkesa e GERB-it që të mbështesë propozimin francez për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Para shtëpisë së ish-kryeministrit pati edhe përplasje të vogla, por tensionet u zbutën pasi Djambazki i siguroi se qëllimi i tyre nuk ishte të krijonin situata të pakëndëshme. Ai iu drejtua përfaqësuesve të GERB-it se janë para vendimeve të rëndësishme dhe duhet të mbrojnë qëndrimet bullgare.

“Ne kemi ardhur të takohemi me njeriun që heziton. Ne duam t’i themi zotit Borisov dhe të gjithë deputetëve se kjo kauzë i kalon të gjitha grindjet e brendshme partiake. Nuk duhet lejuar tradhtia kombëtare në ditët në vijim”, kërkoi Djambazki.

“GERB nuk ka kryer kurrë tradhti kombëtare. Ne kemi nënshkruar Marrëveshjen e Fqinjësisë. Komisioni Evropian dhe e gjithë BE-ja janë garantues për përmbushjen e kushteve dhe kushtet e vendosura nga GERB janë të përfshira në këtë propozim”, tha presidenti i MGERB, Georg Georgiev.

Nga ana e saj, kryetarja e grupit parlamentar të GERB, Desislava Atanasova, lexoi propozimet e partisë për të mbrojtur interesin kombëtar të Bullgarisë.

Bullgari eurodeputeti proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën, Trump: SHBA do të ketë kontroll të përhershëm të sigurisë

14:19 / September 20, 2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

13:59 / September 20, 2026

SHBA godet një tjetër anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, 4 persona të vrarë

13:21 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.