Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Në një pritje të ëmbël? Iva Tiço “sqaron” ndjekësen dhe flet për largimin nga Shqipëria

23:55 / June 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ivaa ticoo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Iva Tiço ka treguar dhe më parë në intervista se është në një lidhje dashurie me një partner të huaj, të cilin ka vendosur ta mbajë larg syrit të medias duke mos e zbuluar identitetin e tij.

Iva Tiço është shprehur shpesh se pyetja “Kur do të bësh fëmijë” e lëndon shumë. Madje ajo ka shprehur se në fillimet e lidhjes me partnerin e saj ka shpresuar që ai të kishte një fëmijë. Së fundmi Iva Tico është përballur përsëri me këtë pyetje, dhe kësaj here ka vendosur të reagojë publikisht.

“Dukesh sikur ke nisur bebe? Ishallah është e vërtetë?”– i ka shkruar një ndjekëse gazetares së njohur, e cila ka publikuar bisedën në Instastory.

iva tico

Përveçse i është përgjigjur ndjekëses, ajo ka etiketuar edhe Orinda Hutën në storyn e publikuar, duke iu referuar rrëfimit të saj pak ditë më parë mbi ndikimin që kanë pasur këto komente dhe pyetje në jetën e saj.

“Ishallah pse??? Nuk mësuat e s’është pyetje kjo?! @Orindahuta Çfarë po thoje?! Zoti na ruajtë nga të paditurit”- shkruan Tiço.

Më tej në bisedën virtuale me ndjekësit Iva Tiço ka zbuluar edhe nëse do të largohej ndonjëherë nga Shqipëria drejt një vendi tjetër.

“Do largoheshe nga Shqipëria dhe të jetoje diku tjetër?”- shkruan ndjekësja, ndërsa Iva Tiço përgjigjet duke thënë:

“Unë jo, sepse kam punë të atillë që mendoj që bëhet vetëm në gjuhën time, në vendin tim. Ndjal kur isha përpara kësaj dileme, partneri im zgjodhi të vinte të jetonte në Tiranë. Nëse do kisha profesion tjetër, ndoshta do e mendoja.”

iva tico

Kujtojmë se Iva ka folur dhe më parë për planet e martesës teksa është shprehur:

“Prindërit nuk e dinë akoma që ne do martohemi. Besoj se ka një plan, nuk më ka dhënë akoma njeri unazë, por kjo nuk më pengon të bëj plane dhe të gjej fustane nuseje.

Tani kam filluar t’i provoj seriozisht sado që mund të ngelem dhe për ca kohë pa planin konkret, sepse nuk më ka dhënë askush një unazë dhe nuk më ka propozuar askush. Kur i them ‘Do më japësh unazë?’, më thotë ‘Ndoshta’.

Sigurinë ma ka dhënë që në ditën e parë, se e kuptuam që ishim dhe do të ishim gjithmonë për njëri-tjetrin. Këtë e bën, sepse mendoj që kur ta bëjë këtë gjë do jetë një moment shumë special”.

Instagram Iva Tico shtatezene
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.