Shpresë për Ukrainën pritet sot në Samitin e Bashkimit Europian që po mbahet në Bruksel.
Ditën e djeshme, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky bisedoi me 11 liderë europianë, në një përpjekje për të rritur shanset që Parlamenti Evropian t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat.
Ai ka biseduar me kryeministrat e Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Suedisë, Estonisë, Republikës Çeke, Belgjikës dhe Sllovenisë, si dhe me presidentët e Moldavisë, Lituanisë dhe kancelaren e Austrisë.
“Nesër (sot) do të vazhdoj këtë maratonë, ne duhet t’i ofrojmë mbështetje maksimale shtetit tonë”, tha Zelensky.