Arkeologët izraelitë zbuluan një xhami të rrallë antike në jug të vendit, ku thonë se hedh dritë mbi periudhën e kalimit të rajonit nga krishterimi në islamizëm.
Rrënojat e xhamisë, që besohet se janë më shumë se 1200 vite të vjetra, u zbuluan gjatë punimeve për të ndërtuar një lagje të re në qytetin e Rahatit.
Rrënojat e vendosur në shkretëtirën Negev përmban “një dhomë katrore dhe një mur përballë drejtimit të Mekës”, shpjegon Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.
Këto tipare unike arkitekturore tregojnë se ndërtesa është përdorur si xhami. Në një distancë të shkurtër nga xhamia, u zbulua një “ndërtesë me objekte luksi”, ku u gjetën mbetje enësh dhe artefakte qelqi që tregojnë për pasurinë e banorëve të zonës në atë kohë.