Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra pas përfundimit të samitit në Bruksel.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka shprehur keqardhje për Bashkimin Europian duke thënë se liderët nuk e mbajtën fjalën kundrejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Rama: Është popullata e vetme në tokën e Europës, dhe iu thash ishin nën diktaturën jugosllave, dhe mund të shkonim kudo, por çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng, Ata nuk mund të lëvizin kjo është çmenduri. Mu desh të shprehja diçka. Ndihem i keqardhur. Dikush duhet ta dijë, Serbia është në pozicion ndryshe. Është realitet, ndryshe. Flasim për një vend, ku popullariteti i Putin është 80%. Është një vend që është jashtë çdo pritshmërie.
E kuptoj kërkesën për të ecur përpara, por nuk e kuptoj cuarjen e gjërave në kufi, sepse Serbia thjesht nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë kaq shpejt. Çuarja deri në kufi do i japë efektin e kundërt, dhe pastaj ajo që do ketë kosto është agjenda europiane e Serbisë që do jetë kosto për rajonin. Ne nuk duam një luftë, s’kemi nevojë për konflikt, ndaj duam të ecim para në drejtimin që kemi zgjedhur. Ndaj le ta mbajmë kështu. Nuk duam të nxisim një goditje tjetër.
Thirrjen time të fundit për ta, ishte mos lini që besimi që shqiptarët kanë te Evropa, sepse në për herë të parë kemi mundësi të jemi aty ku duam. Për ne Europa është fe, nuk është Brukseli. Lutja ime ishte Ju lutem mos e lini BE të bëhet si kongregacion priftërinjsh që diskutonins eksin e engjëjve ndërkohë që muret e Konstadinopojës shembeshin, E dimë si shkoi historia.