Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pse u anulua konferenca e liderëve të BE-së? DW: Samiti përfundoi pa rezultate

16:39 / June 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7154B44F DA36 4B8E 8258 6E4FE593AC13
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Siç ishte paralajmëruar, samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundoi pa rezultate konkrete. Vazhdon bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi të enjten (23.04) në Bruksel pa rezultate konkrete.Siç u kuptua që të mërkurën, pas rrëzimit të qeverisë bullgare një ditë më parë, bllokada e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende vazhdon, siç bëri të ditur një diplomat në Bruksel pas katër orë bisedimesh, shkruan dpa. Afrim nuk ka pasur as me Serbinë në lidhje me çështjen e sanksioneve të BE kundër Rusisë. Serbia, vend që ka çelur me negociatat me BE refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë tradicionalisht mike.

Madje të enjten edhe konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua për shkaqe kohore. Gjatë së enjtes pasdite krerët e shteteve dhe qeverive të BE fillojnë samitin e BE, ku bëhet fjalë për dhënien e statusit kandidat për në BE, Ukrainës dhe Moldavisë. Pritet një vendim pozitiv i samitit për të dy vendet, kurse Gjeorgjia pritet të marrë vetëm “një perspektivë europiane”. /DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën, Trump: SHBA do të ketë kontroll të përhershëm të sigurisë

14:19 / September 20, 2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

13:59 / September 20, 2026

Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

13:39 / September 20, 2026

SHBA godet një tjetër anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, 4 persona të vrarë

13:21 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.