Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Belind Këlliçi: “Rama po ndryshon kursin europian të Shqipërisë”

22:57 / June 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belind kellici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në lidhje me bllokimin e negociatave, i cili mendon se Edi Rama po ndryshon kursin europian të Shqipërisë.

Këlliçi tha se një tregues për këtë, është ajo që e quan, unifikim të politikës së jashtme të Shqipërisë, me atë të Serbisë.

Sipas Këlliçit, problemi me dështimin e negociatave, nuk lidhet me Bullgarinë dhe se është Edi Rama ai që po shpik një sherr me Bullgarinë.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: PD thotë se Edi Rama po ndryshon kursin europian të vendit. Ku e shihni ju ndryshimin e kursit?

Belind Këlliçi: E shoh te fakti që politika e jashtme e vendit tonë, është e unifikuar me politikën e jashtme të Serbisë.

E para, sot që flasim, ke në samit Edi Ramën që ia vë fajin BE-së, burokratëve të Brukselit, të gjithë antërëve, që nuk hapen negociatat, pasi ai vetë ka lajmëruar se i ka hapur disa herë, ka ndarë edhe dekorata. Çfarë faji ka BE, që ti në çdo raport të OKB, të DASH, të KLSH, të Eurostat, del vendi më i korruptuar? Ku hyn BE te korrupsioni, PP-të?

Ylli Rakipi: Bashkimi Europian pra pse e ngatërron punën me Bullgarinë por nuk thotë këto gjëra?

Belind Këlliçi: E kanë bërë të qartë këtë. Ky zotëri shpik sherr me Bullgari. Bullgaria nuk i ka vënë veto Shqipërisë, por Maqedonisë së Veriut. Nëse BE do të ishte e bindur që kemi përmbushur kushtet, padiskutim do të bëhej ndarja me Maqedoninë e Veriut. Që të fshihemi pas vetos bullgare…

Ylli Rakipi: Kush po fshihet? Këtë po e thotë BE.

Belind Këlliçi: Nëse BE do të ishte i bindur do të bënte ndarjen.

Lorenc Vangjeli: Nuk e ndan për të mos e lënë më vete Maqedoninë e Veriut në këtë proçes. Dikur ishim ne që e morëm në qafë, tani është Maqedonia e Veriut.

belind kellici Edi Rama kursi evropian
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.