Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lufta në Ukrainë/ Kompania ‘Nike’ largohet plotësisht nga tregu rus

23:23 / June 23, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nike
Shanghai.China-July 2021: Large NIKE store at night with many people‘s silhouette. American sports brand
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjigandi amerikan i veshjeve sportive, Nike, tha se po largohet plotësisht nga tregu rus, tre muaj pasi pezulloi operacionet e tij në vend. Nike tha në një deklaratë më 23 qershor se po i bashkohej markave të tjera të mëdha perëndimore në largimin nga tregu rus, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.

“Nike Inc. mori vendim për t’u larguar nga tregu rus… Dyqanet e Nike-s u mbyllën përkohësisht kohët e fundit dhe nuk do të rihapen”, tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se web-faqja dhe aplikacioni i saj rus gjithashtu do të mbyllen.

Muajin e kaluar, Nike tha se nuk do të vazhdojë marrëveshjen e saj të ekskluzivitetit me Grupin Inventive Retail të Rusisë (IRG), shitësi më i madh i produkteve Nike në vend. Në fillim të marsit, Nike pezulloi shitjet në internet në Rusi dhe disa ditë më vonë mbylli përkohësisht të gjitha dyqanet në vend, përfshirë ato që operonin me marrëveshje ekskluziviteti.

Nike ishte aktive në tregun rus për 28 vjet. Dhjetëra kompani të mëdha ndërkombëtare nga një gamë e gjerë sektorësh janë larguar nga Rusia qëkur nisi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt.

kompania nike tregu rus
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.